Deni MekGrein është një legjendë e futbollit skocez, një mbrojtësi i djathtë i cili për shumë vite veshi fanellën e Sëlltik dhe përfaqësueses së vendit të tij, në vitet ’70-’80.

Një ditë para sfidës së Shqipërisë me Skocinë, ish-futbollisti ka kujtuar vizitën e tij në vendin tonë, 4 dekada më parëm, kur kishte ardhur si futbollist i Sëlltikut për të luajtur kundër Partizanit në Kupën e Kampioneve.

Ish-futbollisti ka treguar se asokohe, para se të vinte në Shqipërinë e izoluar, qarkullonin histori nga më të ndryshmet, disa të vërteta, rreth regjimit komunist dhe gjërave të ndaluara. Mes tyre ishin edhe modelet e mjekrës së gjatë, apo flokët e gjata për meshkuj. Sigurisht, kjo nuk vlente për të huajt, por MekGrein nuk dinte një gjë të tillë kur po përgatitej për sfidën.

“Ishte një e pavërtetë që ndalohej mjekra në Shqipëri. Mua më thanë se më duhej të rruhesha. Nuk më kujtohet a ma tha presidenti apo një nga drejtuesit e tjerë të skuadrës. Kishte shumë zëra që qarkullonin rreth Rusisë komuniste dhe vendeve të bllokut të lindjes.

Kjo ishte histori fantastike. Ai që drejtonte vendin kishte ndaluar shqiptarët që të mbanin mjekër dhe të dëgjonin muzikën rock, pasi mendonin se do të prishte mendjen e rinisë.

Unë sinqerisht mendova se do të më duhej të rruhesha dhe u mërzita se më ishin dashur 2 vite që ta rrisja mjekrën siç duhej”, tregoi ish-futbollistit.

“Por askush nuk më tha asgjë rreth mjekrës kur shkova në Shqipëri. Asgjë as nuk u përmend ndonjëherë. Mua thjesht më kujtohet si gjë e çuditshme që burrat ecnin të kapur për dore në rrugë.

Në morëm me vete edhe kuzhinier e ushqime. Për drekë para ndeshjes u ushqyem me vezë të skuqura dhe bukë të thekur e fasule”, ishin kujtimet e MekGrein.

Partizani e fitoi atë ndeshje me golin e paharrueshëm të Agim Muratit, por më pas u mund 4-1 nga skocezët në ndeshjen e kthimit dhe i dha lamtumirën turneut. Por historia e mjekrës së MekGrein që “thuajse u pre” në Shqipëri u bë e famshme dhe u përmend për shumë vite në Skoci. /vipsport/