Erzeni po punon për merkaton e janarit dhe drejtuesit shijakas janë pranë afrimit të parë. Sipas Oversport, Erzeni ka arritur marrëveshjen totale me Marjan Gurini i cili aktivizohet në Serie D.
Gurini luan në pozitën e mbrojtësin të djathtë dhe në moshën 23 vjecare shihet si një përforcim me vlera për shijakasit.
Ditët në vazhdim ai do të vijë në Shqipëri për të hedhur firmën në kontratë dhe të prezantohet si lojtari i Erzenit.
Gurini ka dalë nga akademia e Chievo Veronas dhe më pas ka luajtur për Tau, Sammaurese, Sudtirol, Delta e Rezzato ndërmjet Serie C dhe D.