Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMerkato ose jo, një repart është i kompletuar tek Vllaznia

Merkato ose jo, një repart është i kompletuar tek Vllaznia

Nga Endri ÇINARI

Pavarësisht nëse hapet apo jo merkato tek Vllaznia, te shkodranët duket se nuk kanë ndërmend të interesohen për futbollistë që luajnë në mesfushë. Kjo pasi edhe pse ka pasur ulje dhe ngritje të nivelit të disa futbollistëve, ndikuar kjo edhe nga disa lëndime që kanë pasur, tek kuqeblutë kanë shumë besim në futbollistët aktualë që kanë në skuadër dhe që luajnë në mesfushë. Ku 9 herë kampionët e vendit duken të plotësuar jo vetëm në formacion, por edhe në stol.

Kështu treshja titullare e fillim sezonit në mesfushë ishte ajo Krymi-Kallaku-Murataj, me këtë të fundit që ka humbur disi hierarki në formacion. Kjo si pasojë e një lëndimi e tashmë futbollisti me pasaportë belge po përpiqet të kapë formën e tij më të mirë dhe për të cilën u dallua në 6-7 javët e para të edicionit. E ndërsa Kallaku e Krymi nga ana tjetër ngelin dy pika shumë të forta të formacionit shkodran e thuajse të pazëvendësueshëm.

Po ashtu një vend në formacion në repartin e mesfushës po përpiqet të “blindojë” edhe Klinti Qato që prej rikthimit nga dëmtimi thuajse 2 mujor. Me kuçovarin që në edicionin 2024-25 ishte një lojtar i rëndësishëm në mesfushën e Vllaznisë. Teksa po ashtu shansin e tij pret edhe Tafili, me mesfushorin e ri i cili ka marrë disa minuta këtë sezon, por ende kërkon më tepër dhe të jetë protagonist me fanellën e 9 herë kampionëve të vendit tonë. Gjithashtu në fillimin e këtij viti pritet të kthehet me skuadrën edhe Kristian Dros.

Me mesfushorin moldav që po ashtu ka kaluar një lëndim prej dy muajsh dhe në gjysmën e dytë të sezonit. Në këtë mënyrë duke kompletuar totalisht repartin e mesfushës tek Vllaznia, ku në rast emergjence aty mund të aktivizohet edhe një futbollist si Esat Mala që garanton cilësi dhe eksperiencë. Pra, një repart i “blinduar” tek Vllaznia, ku në merkaton e janarit duket se kuqeblutë do jenë totalisht të pa interesuar të afrojnë të tjerë futbollistë përsa i përket këtyre pozicioneve.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments