Real Madrid dhe Manchester City do ta luajnë ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Los Blancos e zhvillojnë ndeshjen e parë në shtëpi dhe presin që të kenë mbështetje të madhe nga tifozët pasi duan të marrin rezultat pozitiv ndaj favoritit kryesor për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë edicion.

Lajme rreth ekipeve

Real Madrid

Ferland Mendy vazhdon të jetë i lënduar dhe pritet të mungojë në këtë sfidë.

Mungesë e madhe është edhe Eder Militao me mbrojtësin brazilian që ka karton dhe nuk ka drejtë loje në gjysmëfinalen e parë.

Luka Modric doli nga ndeshja në finalen e Kupës së Mbretit, por nuk ka ndonjë shqetësim dhe pritet të luaj.

Manchester City

Te City mungesa e sigurt është ajo e mbrojtësit Benjamin Mendy i cili është i suspenduar.

Ndërkohë në dyshim mbetet paraqitja e mbrojtësit holandez Nathan Ake i cili në fundjavë ndaj Leedsit pati një lëndim.

Fakte

Real Madrid dhe Manchester City janë takuar 10 herë deri më tani, ku tetë herë në garën më të madhe evropiane për klube Ligën e Kampionëve dhe dy herë të tjera turneun International Champions.

Sa i përket ndeshjeve në Ligën e Kampionëve gjithçka është e barabartë me dy skuadrat që kanë nga tre fitore dhe dy sfida të tjera janë mbyllur baras.

Ndërkohë në dy ndeshjet e zhvilluara në International Champions, një sfidë i ka takuar Cityt 4-1, derisa një tjetër është mbyllur barazim.

Analizë

Real Madrid dhe Manchester City përballen në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në Santiago Bernabau.

Real Madridi hyn në këtë ndeshje pasi fitoi Kupën e Mbretit kundër Osasunës në ndeshjen e tyre të fundit dhe me titullin që tanimë i takon Barcelonës, ata prioritet kanë Ligën e Kampionëve.

Los Blancos kanë eliminuar dy kundërshtarë anglezë këtë edicion në ‘Champions’ si Liverpool dhe Chelsea dhe duan ta kompletojnë ‘het-trikun’ duke eliminuar edhe kundërshtarin e tretë anglez.

Sa i përket Manchester Cityt, ata vijnë në këtë me ëndrrën e madhe për ta fituar tripletën pasi ende janë në garë për titullin në Ligën Premier dhe janë në finalen e Kupës FA.

Manchester City kërkon hakmarrje ndaj Realit për eliminimin në gjysmëfinalen e sezonit të kaluar dhe do të jenë të lumtur për çfarëdo rezultati në Santiago Bernabeu përveç humbjes.

Formacionet e mundshme

Real Madrid (4-3-3):Courtois, Carvajal, Rudiger, Alaba, Camavinga, Valverde, Kroos, Modric, Vinicius Jr, Benzema, Rodrygo.

Man City (3-4-2-1): Ederson, Walker, Stones, Dias, Akanji, Silva, Grealish, Rodri, De Bruyne, Gundogan, Haaland.