Real Madridi arriti të fitonte pak ditë më parë Kupën e Mbretit në Spanjë dhe sot do të përballet me Mançester Sitin në Ligën e Kampioneve. Ish-trajneri Arrigo Saki ka kritikuar dhe ka sulmuar federatën spanjolle për mënyrën se si e bën kalendarin.

Në një intervistë të dhënë për “La Gazzetta dello Sport”, Saki u shpreh se Federata duhet ta kishte shtyrë ndeshjen e Realit në Kupë dhe ta luante në një moment të dytë sepse Europa është e rëndësishme.

“Më duket mungesë serioze e vëmendjes nga federata spanjolle. Si mund të luash dy ndeshje kaq të rëndësishme në kaq pak ditë? A nuk mund të shtyhej?

Nëse nuk kuptohet shpejt se po luhet shumë dhe se sportistët nuk janë makineri, do të përballemi me surpriza të pakëndshme”, u shpreh Saki.