Sporti nuk ndërtohet brenda një dite. Kampionët nuk lindin rastësisht. Ata zbulohen, edukohen dhe formohen për vite me radhë. Pikërisht këtu qëndron randësia e klasave sportive, të cilat në shumë vende të botës konsiderohen, si baza ma e fort e sportit elitar.
Çfarë janë klasat sportive?
Klasat sportive janë klasa shkollore, ku nxënësit ndjekin programin normal mësimor, por njëkohësisht zhvillojnë stërvitje të organizuara dhe sistematike në sportin që praktikojnë. Qëllimi asht që fëmijët të mos detyrohen të zgjedhin mes shkollës dhe sportit, por t’i zhvillojnë të dyja paralelisht.
Si funksionojnë klasat sportive në botë?
Shumë vende me traditë sportive kanë investu prej dekadash në këtë model.
Në Gjermani klasat sportive bashkëpunojnë ngushtë me klubet dhe federatat sportive.
Në Francë, nxanësit e talentuar ndjekin programe të veçanta, që kombinojnë arsimin me stërvitjen intensive.
Në Itali, sporti asht pjesë e randësishme e jetës shkollore dhe talentet monitorohen që në moshë të vogël.
Në Kinë, sistemi i klasave sportive ka prodhu mijëra kampion kombëtar dhe ndërkombëtar.
Në vendet Skandinave, modeli bazohet në zhvillimin harmonik të fëmijës, duke i kushtu randësi jo vetëm rezultateve sportive, por edhe edukimit dhe mirëqenies së tij.
Pse janë të rëndësishme klasat sportive?
Ato krijojnë një urë lidhëse mes shkollës dhe sportit,
ato ndihmojnë në zbulimin e talenteve,
rrisin nivelin e përgatitjes sportive,
përmirësojnë disiplinën dhe përgjegjsin.
Nxisin stilin e shëndetshëm të jetesës,
u japin fëmijëve mundësi të zhvillojnë aftësitë e tyne në mënyrë profesionale.
A ndikojnë klasat sportive në suksesin e një vendi në sport?
Po. Pothuajse të gjitha vendet që kanë rezultate të larta në sport kanë investuar në sistemin e sportit shkollor dhe në klasat sportive. Sa ma herët të identifikohet dhe të zhvillohet talenti, aq ma të mëdha janë mundësitë për sukses në të ardhmen.
A përfitojnë vetëm sportistët më të talentuar?
Jo. Edhe nxënësit që nuk bëhen kampionë përfitojnë shumë. Ata fitojnë shëndet ma të mirë, vetëbesim, aftësi bashkëpunimi, disiplinë dhe kulturë sportive, vlera që i shoqërojnë gjatë gjithë jetës.
A kanë nevojë shkollat tona për klasa sportive?
Pa diskutim. Klasat sportive do të ishin një investim i rëndësishëm për të ardhmen e fëmijëve dhe të sportit shqiptar. Ato do të krijonin ma shumë mundësi për zbulimin e talenteve, do të forconin lidhjen mes shkollave dhe klubeve sportive dhe do të ndihmonin në përfaqësimin dinjitoz të qyteteve dhe bashkive në nivel kombëtar.
Si perfundim:
Nase duam ma shumë kampionë, ma shumë aktivitete sportive dhe ma shumë të rinj të angazhuar në sport, duhet të investojmë që në bazë. Klasat sportive nuk janë thjesht një model organizimi shkollor; ato janë një investim për shëndetin, edukimin dhe të ardhmen e brezave të rinj. Aty ku ka klasa sportive të organizuara mirë, ka ma shumë mundësi që nesër të lindin kampionët,që do të na bajn krenar.
Sporti asht jeme, prandaj shkruaj me zemër për të.
Mendimi jem personal si ish- sportist, ish-trajner dhe mësues i shume brezave kampionë me shkolla.


