Tashmë gjithçka është zyrtare. Redon Xhixha është zyrtarisht futbollisti më i ri i Tiranës. Në fakt palët ribashkohen sërish pas disa vitesh. Sulmuesi rikthehet të riveshë sërish fanellën e bardheblue dhe ashtu si disa sezone më parë edhe në këtë sezon do të synojë të lërë gjurmë dhe të ndihmojë kryeqytetasit të rikthehen në rrugën e fitoreve.
Klubi e ka zyrtarizuar këtë transferim të bujshëm nëpërmjet një video rrjetet sociale. Ndërkohë sulmuesi siç dihet ka shkëlqyer sezone më parë me fanellën e bardhebluve, teksa nga klubi u largua në janar të 2023 drejt Azerbajxhianit te Qarabag.
Redon Xhixha pritet të jetë një element i rëndësishëm për bardheblutë në rrugën e tyre për shpëtimin nga rënia prej Superligës fillimisht sepse ata ndodhen në pozita aspak të mira në renditje.
Për Xhixhën qarkulloi edhe lajmi se për të ishte e interesuar edhe Vllaznia, por sulmuesi laçian mesa duket ka preferuar të rikthehet tek Tirana, ngaqë e njeh mirë atë ambient.


