Skauti i Vllaznise Auron Miloti edhe mbreme ne “Procesi Sportiv” ku ka qene i ftuar e ka permendur serish se skuadres shkodrane i mungon nje numer 9 i mirefillte.
Ne prononcimin e dhene gjate ketij emisioni ai eshte shprehur: “Mendoj se Vllaznise i mungon nje lojtar me numer 9, nje sulmues i mirefillte.
Ne kemi aktualisht lojtare qe luajne ne kete pozicion si Aralica qe eshte nje lojtar i mire, kemi Djurdjevic dhe te riun Çoba, por na duhet edhe nje lojtar me aftesi edhe me te mira shenuese”.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit, nese ai si skaut ka piketuar ndonje lojtar, Miloti nuk ka pase deshire te flase me shume por thjesht eshte shprehur: “Akoma nuk e kemi gjetur lojtarin e duhur”.
Nderkohe, presidenti Xhaferi ne deklaratat e tij eshte shprehur se mundesite per te gjetur lojtare cilesore ne janar jane te pakta, por kjo nuk do te thote se nuk do tentojne. Nga ana tjeter, trajneri Brdariç ka shprehur besimin e plote tek futbollistet qe ka ne dispozicion./SHKODRA-SPORT.COM/