Kategoria e Dytë e futbollit ka zhvilluar sot tre sfidat play-off për skuadrat që do tentojnë të ngjiten në Kategorinë e Parë. Skuadrat vendase kanë dalë të fituara, duke qenë se kishin në favor dy rezultate.

Oriku ka fituar 2-0 me Murlanin, falë golave të Kongjinit dhe Capoj në fundin e ndeshjes. Djemte e drejtuar nga trajneri Altin Xhahysa kane rezistuar plot 80 minuta ne fushen e lojes, por jo me shume.

Ndoshta tek ta ka ndikuar edhe fakti se edhe me barazim, ishte Oriku ai qe do kualifikohej dhe per kete arsye, kjo ka ndikuar disi ne lojen e tyre duke pesuar edhe dy gola ne 10 minutat e fundit te ndeshjes.

Ne kete menyre, ketu mbyllet edhe rrugetimi i ekipit te Murlanit ne kategorine e dyte, ne te cilen kane debutuar per here te pare kete sezon dhe ku u renditen ne vendin e peste. Jo keq, per nje ekip qe ka vetem dy vjet histori.

Nderkohe ndeshje tjeter, ajo Veleçiku – Gramshi nuk u zhvillua, pasi gramshiotët u pezulluan për shkak të lëshimit të ndeshjeve. Koplikasit kesisoj kalojne me tej ku do te ndeshen me ekipin e Orikut, ne nje fushe qe do te caktohet nga Federata./SHKODRA-SPORT.COM/