U largua nga Vllaznia me shpresë se tek Elbasani do të gjente më shumë hapësira, por në fakt nuk ka ndodhur kështu dhe futbollisti shkodran Antonio Delaj sot është huazuar tek një skuadër tjetër.
Një gjë e tillë bëhet e ditur në faqen zyrtare të klubit të Elbasanit ku shkruhet:
“Antonio Delaj i bashkohet ekipit të KF Skënderbeut në formë huazimi deri në fund të sezonit aktual. Suksese Antonio!
22 vjeçari shkodran shpreson shumë që tek skuadra korçare të ketë mundësinë të luajë më shumë dhe prandaj ka pranuar të bëjë këtë zgjedhje për të shkuar një kategori më poshtë.


