Sporti Universitar po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha në Shqipëri.

Krijimi i shoqatës së këtij sporti, ka bërë që pjesë e saj të jenë të gjithë Universitetet e vendit, ndër të cilët edhe “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës.

Ndërkohë, prej pak ditësh kanë nisur edhe kampionatet e para, ato të volejbollit për vajzat dhe minifutbollit për djemtë, kampionate këto që zhvillohen sipas një kalendari të rregullt.

Pedagogu i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, i mirënjohuri Artan Kalaja, shpjegon më konkretisht cili është qëllimi i këtyre kampionateve dhe njëkohësisht edhe pretendimet e ekipeve shkodrane, duke pretenduar fitoren e tyre.

Në këto kampionate ku marrin pjesë të gjithë Universitetet e Shqipërisë, padyshim që ai i Shkodrës pretendon të shpallet fitues.

Në ndeshjet e kësaj jave, Universiteti “Luigj Gurakuqi” ka fituar si në volejboll me rezultatin 2-0 ndaj Universitetit “Marin Barleti” ashtu edhe në minifutboll me rezultatin 14-2 po ndaj këtij Universiteti dhe padyshim që do të tentojnë të shpallen kampionë.
© shkodrasport.com