Besoj se e kërkon nevoja, besoj se e kërkon historia, besoj se e kërkon… Pak randsi ka. Një lojtar *lider* tek Vllaznia sot asht domosdoshmëri.

Shumkush mendon se Ai që ka shiritin e kapitenit të ekipit asht edhe lideri i skuadrës por jo gjithmonë asht e vërtetë. Lideri asht shum ma shumë se kaq.

Disa mendojnë se lideri lind e disa mendojnë se lider bahesh mbas shumë përpjekjesh. Dikush mendon se lideri zgjidhet e dikush mendon se lideri vetzgjidhet duke marr përsipër ma shumë se të tjerët.

Fillojnë e rreshtojnë vlerat përbërëse të liderit e prap del dikush që shton disa aftësi të veçanta për ta plotsu figurën e tij. Gjithsesi, me shumë të drejtë.

Që të jesh lider duhet të kesh një numër pa kufi të vlerave njerëzore dhe aftësive profesionale, dhunti nga Zoti dhe edukim të lartë. Ajo çfarë na intereson ne asht Vllaznia.

Skuadra jonë udhëheqë kampionatin e bazuar te forca e grupit, pa emra të mëdhenjë dhe i vetmi emër i madh asht aja çfarë përfaqsojnë, *Vllaznia e Shkodrës*.

Kaloi gjysma e parë drejtë suksesit, sapo filloi gjysma e dytë dhe kjo shumë ma e vështirë se e para.Probleme që shtohen dhe pengesat që rriten.

Marrim 3 pikë të vlefshme me zemren që për paksa fiket në sekondat e fundit. E pse? Sepse nuk ka një lider që të orientojë dhe sinjalizojë skuadrën për vetëm dy hapa para drejtë një pozicioni jashtë loje artificial.

Ndeshja e rradhës me problemet e saj. Tre lojtarë që mungojnë e dy që janë në diskutim për arsye dëmtimesh, gadi gjysma e ekipit të ashtuquajtur titullarë.

Vllaznia nuk ka nevojë për “ata” që hiqen si specialista e për “ata” që diftojnë historina që fillojnë me “kur ishim ne në dardanele”.

Vllaznia nuk ka nevojë për “ata” që mundohen ta friksojnë a për “ata” që mundohen ta pompojnë.

Vllaznia sot ma shumë se kurre ka nevojë për një *lider* në fushën e lojës që të dijë t’i nxisë dhe të drejtojë, t’i besojnë dhe të udhëheqë.

Dikush duhet ta marrin përsipër barrën e këtij roli. Dikush duhet të lindë nga fuqia e grupit e në mos jo të edukohet një i tillë, sa ma shpejt që të jetë e mundur, nga drejtuesit apo stafi. Un besoj se e keni këtë forcë.

Gëzuar Vllaznia, krenaria jonë!