Këtë javë, ekipet e Scutari U19 dhe U17, kanë sigluar një humbje dhe një fitore. Kështu në këtë javë, për të dy grupmoshat, shkodranët përballë kishin Spartak Tiranën e kryeqytetit.

Në takimin e U19, Spartak Tirana mori një fitore përballë shkodranëve, të cilën e siguruan 10 minuta para fundit të kohës së rregullt. Pjesa e parë do të mbyllej pa gola.

Megjithatë, në të dytën vendasit, do të shënonin dy herë me autorë, pikërisht Plakun dhe Rrushin. Me këtë fitore, skuadra e Spartak Tiranës merr tre pikë ndaj Scutarit, në këtë kategori. Pas 15 javësh kampionat, Scutari ndodhet në vendin e tetë, me 16 pikë.

Nga ana tjetër, 17-vjeçarët e Scutarit kanë marrë një fitore ndaj Scutarit. Në këtë sfidë, kanë qenë 17-vjeçarët e Scutarit, që kanë kaluar të parët në avantazh, që në minutën e 6-të, me anë të Hagrepit. Po ky futbollist, do të shënonte edhe golin e dytë në minutën e 23-të, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me këtë rezultat, 0-2

Në pjesën e dytë, ka qenë Fikaj ai që ka dërguar shifrat në 0-3 në minutën e 55-të, ndërkohë dy minuta më pas, Hagrepi ka shënuar edhe golin e katërt për ekipin e tij dhe të tretë personal, konkretisht në minutën e 57-të. Futbollist ky, që i dhuroi tre pikë të tjera ekipit të Scutarit.

Spartak Tirana do të shënonte edhe golin e nderit në minutën e 79-të me anë të Elezit, por vetëm kaq, pasi e gjitha ndeshja do të mbyllej kështu, me rezultatin 1-4 për Scutari U17. 17-vjeçarët shkodranë ndodhen në vendin e dytë me 37 pikë, pas 16 javësh kampionat.

Maringlen ZHIVANI