Ekipi i Shkodra U17 ka marrë një humbje në kampionat, teksa në kuadrin e javës së 20-të të tij, është mundur me rezultatin 1-0 nga Brians, në ndeshjen e luajtur në fushën sportive të këtyre të fundit.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura 0-0. Ndërkohë që në pjesën e dytë, kanë qenë vendasit, që kanë shënuar pak para fundit një gol me anë të Myrtës, në minutën e 76-të, duke bërë që futbollistët shkodranë të vendosen në vështirësi në minutat e mbetura të lojës.

Ata janë munduar të reagojnë, por e kanë patur të vështirë ndaj vendasve të Brians dhe për pasojë ndeshja është mbyllur në këto shifra.

Përfundimisht, 1-0 për Brians, që me këtë fitore, ngjitet në kuotën e 11 pikëve dhe mban vendin e tetë në renditje, ndërsa Shkodra U17 ka mbetur në kuotën e 15 pikëve dhe ndodhet e pozicionuar në vendin e gjashtë të renditjes.
Maringlen ZHIVANI