Vllaznia është në kolaps total, me shkodranët që morën humbjen e dytë rradhazi në kampionat. Pas disfatës me Tiranën, Vllaznia ka humbur sot edhe ndaj Egnatias me rezultatin 3-0.

Pavarësisht se, ndeshja u dominua thuajse e gjitha nga ana e ekipit rrogozhinas, goli i parë i tyre është deri diku i dyshimtë, për të mos thënë krejtësisht offside. Goli u verifikua edhe në VAR për t’u parë nëse ishte pozicion jashtë loje apo jo, por pas atij verifikimi goditja e sulmuesit brazilian të Egnatias, Pedro, u quajt e vlefshme.

Në fakt, goli ishte offside, teksa Pedro shënoi pas një assisti, por nga pamjet filmike duket që braziliani është në pozicion jashtë loje, paçka se ka patur një devijim nga Diagne, por mbrojtësi i shkodranëve, nuk i ndryshon drejtimin topin, dhe në bazë të rregullores, sulmuesi i Egnatias, Pedro, është offside. Rasti në fjalë u rishikua me VAR dhe goli u akordoua i rregullt pas disa minutash.

Padyshim që, goli i rrogozhinasve është tepër i dyshimtë, megjithatë gjatë ndeshjes, gjyqtari Klodian Shahini fali në dy-tre momente mesfushorin e Egnatias, Agbekpornu, që mund të dilte edhe ai me kartonin e dytë të verdhë, ashtu si Heriç, por gjyqtari Shahini nuk përdori të njëjtin standart me lojtarin e Vllaznisë.

Arsyet mund t’i dijë vetëm ai, por ajo që po penalizohet nga javë në javë, si me kartonë të kuq, ashtu edhe me gola offside, është vetëm Vllaznia…

Maringlen ZHIVANI