Vllaznia vazhdon te vuaje mungesen e golit dhe kjo gje u konstatua edhe ne ndeshjen e sotme ndaj Egnatias. Edhe ne ato pak raste qe iu krijuan ne fillimin e pjeses se dyte, Djurdjevic e Mustedanagic, nuk arriten dot ta çojne topin ne rrjete.

Sulmuesi tjeter i kuqebluve, Aralica ka qene me “pushime” dhe si rrjedhoje, shkodranet vazhdojne te vuajne ne manovren sulmuese.

Por per ironi, sulmuesi i tyre- Kaina, i huazuar tek Kastrioti, vazhdon te shkelqeje dhe ne ndeshjen e sotme ndaj Partizanit ka shenuar serish.

Ashtu si dhe javen e kaluar ndaj Teutes, edhe sot, goli i brazilianit ka rezultuar vendimtar dhe krutanet fituan 1-0 duke marre nje tjeter trepikesh me shume vlere.

Kaina Nunes tashme ka shkuar ne kuoten e gjashte golave me Kastriotin (shto edhe nje me Vllaznine dhe ne total i behen shtate), duke treguar edhe njehere tjeter se shkodranet kane gabuar me huazimin e tij./SHKODRA-SPORT.COM/