Shkodra U13 ka marrë sot një fitore në kampionat, duke fituar në transfertë ndaj ekipit të Brians, me rezultatin 1-4.

Për Shkodra U13, që drejtohet nga trajneri Rudi Piraniqi, ka shënuar fillimisht Marku në minutën e 7’. Ndërkohë, më pas Brians do të barazonte shifrat në 1-1 me anë të futbollistit Kalia. Kështu, kjo pjesë do të mbyllej në shifrat 1-1.

Fillimi i pjesës së dytë ka qenë poashtu si e para, teksa miqtë kanë shënuar dy gola njëri pas tjetrit, duke dërguar shifrat në 1-3, falë golave të Sukajt dhe Muçës. Megjithatë, në minutën e 62-të, ka qenë Vajushi, që ka shënuar edhe golin e katërt dhe ndeshja është mbyllur këtu.

Deri në fund, rezultati do mbetej i pandryshuar, duke mbyllur kështu ndeshjen në shifrat 1-4. Me këtë fitore, Shkodra U13 është ngjitur në kuotën e 19 pikëve dhe tashmë renditet në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit.
Maringlen ZHIVANI