Ditën e sotme, u luajt java e 18-të në Kategorinë e Dytë, në grupin A. Kështu, Murlani ka pësuar një tjetër humbje në shtëpi, këtë here ndaj Luzit me rezultatin 0-1.

Fatin e kësaj ndeshje e ka vendosur një gol i Xhikës në minutën e 35-të të ndeshjes. Më pas, me gjithë përpjekjet e të dy ekipeve, nuk ka patur gol tjetër.

Ne fakt, tek kjo ndeshje nuk kane qene te perqendruar vetem syte e tifozeve te Murlanit, por edhe ato te Veleçikut, ngaqe Luzi eshte nje rival i skuadres se tyre dhe shpresat ishin qe ai te ndalej ne Barbullush.

Por ne fakt, pavaresisht perpjekjeve te vendasve, ata nuk ia kane dale dot te marrin qofte edhe nje barazim ndaj skuadres qe eshte e pozicionuar aktualisht ne vendin e dyte te renditjes.

Me këtë humbje, Murlani renditet në vendin e gjashtë në kampionat me 25 pikë, teksa ndeshjen e rradhës do ta luajë ndaj Klosit në transfertë.
Maringlen ZHIVANI