Basania U15 ka marrë një barazim ndaj Tiranës, në përballjen e sotshme. Ndeshja, e cila është luajtur në Bushat, është mbyllur në shifrat e barabarta, 1-1.

Ekipi i trajnerit Lika nuk ia ka dalë të marrë më shumë se një pikë në këtë ndeshje. Bardheblutë kanë kaluar të parët në avantazh, që në minutën e 2-të, me anë të Balit. Pjesa e parë është mbyllur me këtë gol.

Në të dytën, ekipi i Basanias krijoi përshtypjen se ndeshja do të përmbysej dhe do të mbyllej me fitoren e tyre, por nuk ka ndodhur kështu.

Ata nuk shkuan më shumë se barazimi, teksa në minutën e 61’, ka qenë futbollisti Teli, që ka barazuar shifrat për Basanian dhe këtu është mbyllur gjithçka në barazim, 1-1.

Kështu pas këtij barazimi, Basania U15, si rrjedhojë, mban vendin e tetë në renditje me 9 pikë, tre më pak se Brians i vendit të shtatë.
Maringlen ZHIVANI