Vllaznia U13 ka marrë një barazim 0-0, në ndeshjen e rradhës për kampionat, atë të luajtur paraditen e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Përballë saj ka qenë ekipi i Tiranës dhe takimi ka qenë shumë interesant. Pavarësisht rasteve të të dy ekipeve, si në pjesën e parë, ashtu edhe në pjesën e dytë, nuk ka patur gol dhe ndeshja është mbyllur me rrjeta të paprekura.

I gjithë takimi, në mes Vllaznisë dhe Tiranës, përfundimisht është mbyllur në barazim 0-0 dhe dy ekipet kanë ndarë nga një pikë.

Pas kesaj ndeshje, Vllaznia qëndron në vendin e shtatë me 9 pikë dhe Tiranën në vendin e tretë të renditjes.
Maringlen ZHIVANI