Mesfushori i kombëtares spanjolle Pablo Martin Pez Gavira, i njohur nga të gjithë si Gavi, ka magjepsur të gjithë në botërorin që po zhvillohet në Katar. Ai është një titullar i paprekshëm në skuadrën e trajnerit Luis Enrique edhe pse është vetëm 18 vjeç.

Talenti i Barcelonës ka shumë admirues e njëra prej tyre vjen nga familja mbretërore spanjolle. Siç konfirmojnë mediat spanjolle princesha Leonor, vajza e mbretit Filipi VI, po ndjek me shumë vëmendje atë që po ndodh në Katar. Ajo është një adoleshente (17 vjeçe) e apasionuar pas futbollit dhe tifoze e Barcelonës.

Mbi të gjitha duket se është e dashuruar me mesfushorin Gavi. “Në shkollë ka një dosje të mbushur me foto të Gavi”, thonë shoqet e saj në mediat spanjolle.

Gjatë një takimi mes futbollistit dhe mbretit të Spanjës, mesfushori i bëri dhuratë një fanellë, që ishte paksa e vogël për të. Pra, ndoshta dhurata nuk ishte për Mbretin, por për Leonor…/telesport/