Lushnja i ka dhënë fund marrëveshjes me trajnerin Edlir Tetova. Një vendim i befasishëm që vjen vetëm pas 4 ndeshjesh në krye të verdhëjeshilëve. Qe do te thote se aventura e tij ne krye te kesaj skuadre nuk ka zgjatur me shume se nje muaj.

Pas një takimi me drejtuesit e klubit, bëhet me dije nga kategoriaepare_info se palët kanë shkëputur bashkëpunimin me dakortësinë e tyre. Lushnja është në kërkim të trajnerit të ri, i cili do të jetë dhe i treti brenda fazës së parë të sezonit.

Bilanci i Edlir Tetovës në krye të Lushnjës, ishte 1 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje. Ish tekniku i Egnatias tashmë do të jetë në kërkim të një aventure të re.

Ai duket se nuk mundi te ndryshoje asgje nga skuadra qe ndertoi dhe la ne mes Klodian Duro e cila i ka zhgenjyer te gjithe ne Lushnje dhe si rrjedhoje drejtuesit zgjedhjet i gjejne duke larguar trajneret.

Por ne fakt largimi i Edlir Tetoves nuk ka lene shije te mire. Ai mendoi ne fakt se e larguan para kohe nga Egnatia, por tashme nuk e pati te gjate as tek Lushnja, çka do te thote se i duhet ende kohe per t’u rritur si trajner.