Skuadra shkodrane ka nisur pasditen e sotme stërvitjen dhe përgatitjet për ndeshjen me Partizanin.

Ajo që ka rënë në sy gjatë kësaj seance kanë qenë problemet shëndetësore të tre prej lojtarëve.

Bëhet fjalë për kapiteni Lika si dhe Malotën e Bardullën.

Këta dy të fundit nuk janë stërvitur fare me grupin sepse kanë ndjerë shqetësime si pasojë e disa goditjeve që kanë marrë në ndeshjen me Kamzën dhe për këtë arsye, stafi mjekësor i ka rekomanduar pushim edhe sot.

Ndërkohë Lika ka zhvilluar disa vrapime të lehta por pa u ngarkuar si duhet.

Megjithatë të tre këta futbollistë pritet të jenë në stërvitje nesër dhe më pas të udhëtojnë për në Tiranë duke qenë të gatshëm për sfidën me të kuqtë.

Po ashtu edhe nigeriani Orelesi që mungoi në ndeshjen e kaluar për arsye dëmtimi, sot është stërvitur me skuadrën dhe kjo do të thotë se do të jetë i gatshëm për lojë edhe ai.

Në këtë mënyrë trajneri Gjoka pritet ta ketë të plotë kontigjentin e futbollistëve megjithatë duhet pritur edhe stërvitja e nesërme për të mësuar edhe 18-shen që do të udhëtojë për këtë transfertë.
© shkodrasport.com