Drejtori sportiv i Akademisë Vllaznia Alban Neziri që nga dita e djeshme ndodhet në Itali.

Arsyeja e kësaj vizite ka të bëjë me një mision të veçantë.

Falë marëdhënieve personale të krijuara, ai ka marrë një ftesë nga drejtori sportiv i klubit Foggia, Elio Di Toro, një ish- futbollist i njohur i Palermos që ka këtë funksion të lartë në këtë klub.

Neziri do të jetë pasditen e sotme do të jetë i ftuar në tribunën VIP të stadiumit të këtij qyteti për të ndjekur ndeshjen e Seria B, Foggia- Salernitana.

Por jo vetëm kaq. Bashkë me Di Toro, Neziri ka arritur edhe dy marrëveshje të tjera.

Brenda javës që vjen, klubi i Foggias do të nisë zyrtarisht një ftesë në klubin Vllaznia për të marrë dy futbollistë të ekipit U-19 për një provë 7 ditore me ekipin e parë të Foggias.

Por ka edhe më shumë. Në datat 4-7 shtator do të zhvillohet një turne moshash për U-17 dhe U-19 me pjesmarrjen e ekipeve të Foggias, Palermos dhe Udinezes dhe ekipet e katërta do të jenë ato të Akademisë Vllaznia për këto grupmosha.

Dhe çka është më interesantja, të gjitha shpenzimet për këtë udhëtim treditor, do të jenë të klubit italian.

Neziri ndjehet i kënaqur me marrëveshjet e arritura dhe shpreson që ata të shtrimin edhe më shumë në të ardhmen sepse ato janë në të mirë të futbollit shkodran.
© shkodrasport.com