hqipërinë e presin dy ndeshje vendimtarë në fund të këtij muaji. Në 24 shtator kuqezinjtë udhëtojnë drejt Izraelit, ndërsa më 27 shtator do të luajnë kundër Islandës në “Air Albania“. Në këto dy sfida kërkohet maksimumi, në mënyrë që të sigurohet vendi i parë në grup.

Por të mbërritur në krye Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka vendosur të motivojë lojtarët dhe stafin me një premio. 300 mijë euro është shifra që Kombëtarja do të përfitojë në rast triumfi në Izrael.

Kuptohet qe shuma e premios kalon ne plan te dyte ne ndeshje te tille, por nese arrihet suksesi natyrisht qe i gezon edhe me shume futbollistet dhe stafin teknik.

Me siguri qe Federata do te vendose premio edhe me pas per sfiden ndaj Islandes sepse deshiron t’i mbyllet keto ndeshje me 6 pike dhe duke shpresuar deri ne fund per kualifikim, ndonese shanset nuk jane ne favorin e kuqezinjve.