Gjysma e fazës së parë të Superligës tashmë është mbyllur. Ku skuadrat do jenë pushim për një periudhë 10 ditore pa ndeshje për shkak të impenjimit të kombëtares shqiptare. Por ky fillim kampionatit duket se ka pasur edhe surprizat e tij dhe këtë e tregojnë edhe statistikat që do paraqesim më poshtë.

Kështu për momentin Superliga kryesohet nga Partizani me 12 pikë, që është edhe skuadra që ka arritur më shumë fitore në 5 javë, plot 4 të tilla. Habia është se në vendin e dytë është Erzeni me 11 pikë. Shijakasit jo vetëm që janë skuadra e vetme që nuk kanë marrë humbje këtë kampionat, por ende nuk kanë pësuar gol. Duke qenë kështu mbrojtja më e mirë. Pas tyre vijnë Bylis me 2 gola të pësuar dhe Tirana e Partizani me nga 3 secila të pranuar në portën e tyre.

Mbrojtja më e dobët e këtij fillim edicioni është ajo e Teutës me 8 gola të pësuar në 5 javë. Pas tyre vjen Kukësi me 7 gola kundër dhe Vllaznia me 6. Përsa i përket sulmit më të mirë është ai i Tiranës me 8 gola, ku spikat Xhixha me 5 të tillë. Pas bardhebluve vjen Partizani md 6 gola të shënuar dhe Vllaznia e Egnatia me nga 5 secila.

Pjesën sulmuese më të dobët deri më tani e ka Teuta me 2 gola të shënuar dhe Laçi me Erzenin me nga 3. Por shijakasit kanë qenë shumë racional me golat që janë përkthyer në shumë pikë.

Pra për momentin duket një kampionat që ende nuk ka një “zot” dhe ekipet do shihen ndoshta më mirë pas rikthimit nga pushimet ku ndoshta gjërat mund të ndryshojnë në Superiore.
Endri ÇINARI