Dita e sotme do te na dhuroje nje sfide shume interesante, pikerisht ate ne mes ukrainasve te Vorskla Kharkiv-2 dhe Vllaznia, sfide kjo qe eshte e para e fazes play-off te “UEFA Women’s Champions League” dhe qe do te luhet ne stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 18:00.

Nderkohe ne kampin shkodran i kane dhene fund pergatitjeve per kete ndeshje dhe ndonese e kane te qarte se kundershtari eshte shume i forte, do te tentojne deri ne fund per te marre nje rezultat pozitiv qw do t’u jepte atyre shpresa per kualifikim ne ndeshjen e pas nje jave po ne Shkoder.

Ne prag te kesaj ndeshje, ka dhene nje prononcim per “Top Channel” edhe presidenti i ketij ekipi Lazer Matija i cili nder te tjera eshte shprehur:

““Në qoftë se Vllaznia kualifikohet, normalisht që është arritja më e lartë e futbollit shqiptar, në të gjitha nivelet, futbollin e meshkujve, të femrave dhe të moshave.

Ta arrish për kaq pak vite që zhvillohet futbolli i femrave një gjë të tillë, është diçka më tepër, sepse është vetëm 13 vite futboll dhe të arrish në këto nivele, mendoj se është privilegj dhe reklamë mjaft e mirë për futbollin dhe sportin shqiptar”.

Për shkak të situatës së luftës në Ukrainë, me marrëveshje mes dy ekipeve dhe të UEFA, të dy ndeshjet do të zhvillohen në Shkodër në stadiumin “Loro Boriçi”, teksa për një gjë të tillë ka meritë të mëdha padyshim edhe presidenti Matija.

Në ndeshjen e sotme, Vllaznia kërkon edhe mbështetjen e tifozërisë për këtë moment historik, prandaj edhe hyrja në stadium do të jetë falas ne te gjitha tribunat e tjera me perjashtim te tribunes qendrore.
Maringlen ZHIVANI