Qendërsulmuesi Amarildo Gjoni i ka dhënë fund bashkëpunimit me skuadrën e Sheriff Tiraspol në Moldavi. Shkodrani bëri mirë te Sheriff, duke shënuar 8 gola dhe 2 asiste në 15 ndeshje, sikurse 1 gol në Kupën moldave.
Megjithatë, palët kanë vendosur t’i japin fund “bashkëjetesës”. Gjoni nuk ka humbur kohë dhe ka zgjedhur ekipin e ri, fjala është për Puszcza Niepolomice, liga e dytë në Poloni.
26-vjeçari ka djerësitur në Superiore fanelën e Dinamos në periudhën shkurt – dhjetor 2023, ndërsa në sezonin 2024-2025 ishte pjesë e Elbasanit, ama nuk bëri dot “bujë”


