Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMERKATO/ Teuta njofton mbylljen e bashkëpunimit me mesfushorin e saj

MERKATO/ Teuta njofton mbylljen e bashkëpunimit me mesfushorin e saj

Klubi i Teutës ka bërë të ditur se ka ndërprerë bashkëpunimin me një prej veteranëve të skuadrës durrsake, mesfushorin Arbër Çyrbja.

Futbollisti 32-vjeçar ka qenë pjesë e durrsakëve në etapa të ndryshme të karrierës së tij dhe së fundi ishte kthyer përsëri në “shtëpi” në janarin e vitit 2024.

“KF Teuta njofton për përfundimin e bashkëpunimit me futbollistin Arbër Çyrbja, me marrëveshje të ndërsjellë mes palëve.

E falënderojmë Arbërin për kontributin e tij në ekipin tonë dhe i urojmë suksese në hapat e ardhshëm të karrierës së tij. Faleminderit Arbër”, shkruhej në njoftimin e Teutës për mesfushorin i cili kishte kaluar në plan të dytë në hierarkinë në ekip që me afrimin e trajnerit Enkelejd Dobi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments