Tuesday, February 24, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMERKATO/ Teuta zyrtarizon largimin e një tjetër lojtari

MERKATO/ Teuta zyrtarizon largimin e një tjetër lojtari

Klubi i Teutës vazhdon spastrimet në janar, duke larguar futbollistët që kanë jashtë planeve apo që kanë zhgënjyer me paraqitjet e tyre deri tani.

Klubi durrsak ka bërë të ditur se ka mbyllur marrëveshjen edhe me sulmuesin Sebastian Gonzalez Zela.

Futbollisti ishte afruar me shumë bujë në merkaton e verës, por nuk ka lënë shenjë në eksperiencën e tij me durrsakët, pasi peruani nuk ka gjetur rrugën e rrjetës në asnjë nga 12 ndeshjet ku luajti, duke përfunduar në stol.

“KF Teuta njofton përfundimin e bashkëpunimit me lojtarin Sebastian Gonzales Zela.

Klubi e falënderon lojtarin për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës”, shkruhej në njoftimin e Teutës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments