Nëse Barcelona do të blinte një lojtar të Liverpool përpara vitit 2021, duhet të bëjë një ofertë marramendëse që do të thyente rekordin e transferimeve.

Kjo u reflektua edhe në marrëveshjen mes dy klubeve dimrin e kaluar, kur katalanasit vulosën transferimin e Philippe Coutinho.

Marrëveshja, siç zbulohet nga Cadena Ser, thekson se çdo lojtar i Liverpool që kërkohet nga Barcelona do të kushtojë 100 mln euro më shumë se çmimi real.

Për shembull, operacioni për të blerë Mohamed Salah në Camp Nou do të ishte pjesërisht i pamundur për katalanasit.

Duke marrë parasysh se çmimi i egjiptianit në merkato është rreth 150 mln euro (sipas Transfermarkt), blerja e tij do t’i kushtonte Barça-s 250 mln euro.

Një shifër që do ta bënte lojtarin më të shtrenjtë të historisë./telesport/