Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMERKATO/ Vora merr lojtarin e formuar tek Akademia e Olympiacos Piraeus

MERKATO/ Vora merr lojtarin e formuar tek Akademia e Olympiacos Piraeus

Periudhë merkatoje, ndërsa Vora ka zgjedhur që të bëjë dhe blerjen e parë të saj. Klubi ka marrë pranë vetes mesfushorin 20-vjeçar, Orgito Rucin.

Ky i fundit është trajnuar në akademinë e Olympiacos Piraeus dhe gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e ekipeve si Genoa U18, Venezia U19, si dhe së fundmi Panionios ne Greqi. Mesfushori ka përfaqësuar gjithashtu Kombëtaren e Shqipërisë U17, U18 dhe U19, duke konfirmuar potencialin dhe cilësitë e tij si një futbollist premtues.

Sa i takon lajmit të blerjes, klubi e ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” të cilin e ka shoqëruar edhe me shkrimin:

“Futboll Klub Vora ka kënaqësinë të njoftojë se, nga dita e sotme, Orgito Ruci është zyrtarisht futbollist i Vorës.

Mesfushori 20-vjeçar është formuar në akademinë e Olympiacos Piraeus dhe gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e ekipeve Genoa U18, Venezia U19, si dhe së fundmi Panionios ne Greqi.

Orgito ka përfaqësuar gjithashtu Kombëtaren e Shqipërisë U17, U18 dhe U19, duke konfirmuar potencialin dhe cilësitë e tij si një futbollist premtues. Klubi ynë i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën tonë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments