Vllaznia vazhdon me bisedimet e futbollistëve që Migen Memelli kërkon t’i ketë nën urdhrat e tij për sezonin e ardhshëm. Momentalisht, në Shkodër mungojnë afrimet prej disa ditësh, por drejtuesit janë duke punuar që deri në fund të merkatos të “godasin në shenjë”.

Mund të shpresohet edhe te ndonjë “okazion” që mund të vijë nga Abissnet Superiore. Megjithatë, edhe pse mungojnë firmat, “Shkodra Sport” zbulon se klubi po bisedon me disa futbollistë cilësore dhe ndoshta, shumë shpejt mund të kemi edhe konfirmimet e rradhës për këtë merkato.

Kuqeblutë duan që të “blindojnë” skuadrën për sezonin e ri dhe kanë piketuar edhe katër futbollistë të tjerë. Një portier, një mbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues që do të kompletonin në këtë mënyrë ekipin e Vllaznisë.

Pra, bëhet fjalë edhe për katër afrime të tjera që pritet të zyrtarizohen së shpejti dhe të vendosen nën urdhrat e trajnerit Migen Memelli në fazën përgatitore që po zhvillohet në Medjugorje të Bosnjes.
Maringlen ZHIVANI