Merr fund shumë më shpejt se sa mendohej aventura e dytë e Skënder Gegës në pankinën e Kukësit. “Panorama Sport” ka mësuar se trajneri i ka dhënë sot lamtumirën klubit verilindor, pak orë pas një mbledhje me presidentin Safet Gjici i cili i ka bërë “rreshtoren” ekipit pas mungesës së fitoreve në katër ndeshjet e para.

Trajneri ishte shprehur vazhdimisht se do të merrte përgjegjësitë për mungesën e rezultateve dhe duket se kështu ka ndodhur, duke i dhënë fund qëndrimit të tij në pankinën e skuadrës e cila pas dy barazimeve e dy humbjeve, është ajo që mbyll renditjen e kampionatit.

Ne fakt largimi i Geges pritej qe pas humbjes ne Shkoder ndaj Vllaznise, u shty pas humbjes se rradhes me Egnatian, por presidenti Gjici nuk mund ta toletonte me dhe pas barazimit te djeshem me Teuten, ka vendosur te nderprese bashkepunimi me kete trajner.

Ne kete menyre, Gega behet trajneri i dyte qe shkarkohet ne Superligen shqiptar pas kater javesh kampionat, kur kujtojme qe Arapi i Teutes u largua javen e kaluar. Megjithate ne javet ne vijim me siguri qe do te kemi te tjere trajnere qe do te ndjekin fatin e tyre.