Kryesfida e ditës së sotme dhe javës së 21-të të Superiores do jetë ajo mes Vllaznisë dhe Tiranës. Klasikja që do luhet në orën 16:00 në stadiumin “Loro Boriçi” mund të vendosë shumë për garën e titullit.

Kjo pasi një fitore e kuqebluve do rihapte gjithçka, duke qenë se janë 6 pikë pas në renditje ndaj bardhebluve. E në të kundërt, rruga për Tiranën drejt titullit do ishte më e shtruar.

Trajneri Shehi duket se ka përgatitur edhe 11-tshen që do zbresë sot në fushë. Mes largimesh, pezullimesh dhe dëmtimesh, ndryshimet tek Tirana janë të pranishme në këtë takim. Në portë pavarësisht dyshimeve me shumë mundësi do jetë Bekaj, titullari i zakonshëm i katërkëndëshit.

Nga e djathta Toshevski e nga e majta Përgjoni në mbrojtje që zëvendëson të larguarin, Ismajilgeci. Në qendër të repartit të prapavijës në dyshim është Lulaj e ndërsa dyshen pritet ta përbëjnë Behiratche dhe Najdovski.

Në mesfushë mungon Aleksi i pezulluar e në pozicionin e tij pritet Deliu që do ketë edhe mbështetjen e Lushkjes dhe Hiles. Në sulm po ashtu ka dyshime për Hasanin, që mund të hapë krahun për Berishen.

E në këtë repart priten edhe Patrick dhe Gjumsi. Kjo pritet të jetë 11-tshja startuese e kampionëve të vendit në fuqi. Që në Shkodër do kërkojnë një rezultat pozitiv përballë Vllaznisë, në një takim goxha vendimtar për të dy skuadrat.
Endri ÇINARI