Nuk është një nga sportet më të zhvilluar, megjithatë kohët e fundit tenisi po njeh progres në vendin tonë. Në Bosnje-Hercegovinë po bëhet kampionati Europian për 12-vjeçarët.

Vendi ynë përfaqësohet nga Gresi Bajri, talentja shkodrane që po spikat në këtë kompeticion.

Ditën e djeshme, ajo ka arritur të fitojë ndaj maqedonases Ana Stojanovska me rezultatet: 6-3; 5-7; 10-4. Sot, Bajri do të përballet në gjysmëfinale me greken Sotiria Katsali.

Dalja ne gjysmefinale e kesaj sportisteje sigurisht qe eshte nje sukses shume i madh ndonese shpresohet per te shkuar edhe me tej.

Duhet thene se ne Shkoder po behet nje pune e shkelqyer nga shoqata “Shkodra Tennis Club” e cila jo vetem po e promovon kete sport por tashme po kott edhe sukseset e para ne arenen nderkombetare.

Ky i fundit i Gresi Bajrit padyshim qe eshte nje rezultat historik per tenisin shqiptar.

www.shkodrasport.com