Partizani do të luajë nesër në Vlorë, në kuadrin e javës së 14-të të Superiores. Të kuqtë shkojnë si kryesues në transfertën me Flamurtarin, status të cilin synojnë ta ruajnë edhe pas këtij “stacioni” të garës.

Skënder Gega ka dalë dhe ka folur në konferencë për shtyp, në prag të kësaj prove të vështirë, duke nënvizuar para gazetarëve rendesine e ketij takimi.

Po ashtu, numri 1 i pankines se kuqe ka folur edhe per golat e shenuar nga sulmuesi Rubin Hebaj me kombetaren Shpresa duke vleresuar faktin se kjo eshte gje e mire.

Golat e Hebajt me ekipin Shpresa? Jam i kënaqur për të, na gëzon fakti që Hebaj ka shënuar dy gola kundër Maltës. Jam pyetur vazhdimisht për nevojën e një finalizuesi dhe gjithmonë kam shprehur besimin tek ata sulmues që kam.

Sa herë vijnë nga kombëtarja, kthehen plot me besim. Kjo vlen edhe për Hebajn, të cilin e kemi përkrahur gjithmonë. Mos harroni se janë edhe 25 ndeshje për t’u luajtur në kampionat°.