Tuesday, August 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREParashikimi i Opta-s, ja sa shanse kanë Barcelona dhe Reali për të...

Parashikimi i Opta-s, ja sa shanse kanë Barcelona dhe Reali për të fituar titullin e LaLiga-s

Superkompjuteri i Opta ka bërë parashikimet e tij për sezonin 2026/27 të La Liga-s, duke e renditur Barcelonën si një nga pretendentet kryesore për titullin.

Sipas 10 mijë simulimeve të realizuara nga superkompjuteri, Barcelona e mbylli sezonin në vendin e parë në 45.6% të rasteve. Kjo do të thotë se katalanasit parashikohet ta fitojnë titullin e kampionit për të tretin sezon radhazi në pothuajse gjysmën e skenarëve të simuluar.

Reali i Madridit, rivali kryesor i Barcelonës, ka 31:0% shanse për të triumfuar, ndërsa Atletico Madridi vetëm 8.6%.

Opta përdor të dhëna statistikore dhe modele probabiliteti për të parashikuar rezultatet e mundshme të sezonit, duke marrë në konsideratë forcën e skuadrave, performancën e lojtarëve dhe faktorë të tjerë sportivë.

Parashikimi i superkompjuterit tregon se Barcelona nis sezonin me një pozicion të fortë në garën për trofeun, por lufta për titull pritet të jetë sërish e fortë deri në fund.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments