Shqipëria U15 ka triumfuar 3-0 në miqësoren e luajtur në Shkodër ndaj Malit të Zi, sfidë që ka shërbyer si provë e radhës për të evidentuar ndonjë talent nga trajneri Eqerem Memushi.

Vlonjati mund të krenohet edhe me golin më të shpejtë në historinë e kombëtares, sepse sapo nisi ndeshja, topi shkoi te Melsi Cereni, i cili i vetëm me portierin shënoi golin e parë pas vetëm 9 sekondash lojë.

Ishte starti perfekt dhe Shqipëria nuk bëri asnjë hap pas, sepse kontrolloi qetësisht lojën dhe krijoi raste të pastra për shënim.

35 minutat e para nuk patën gola të tjerë, ndërsa në pjesën e dytë kuqezinjtë shënuan edhe dy gola me ane te Maksuti dhe Halilaj, duke vulosur triumfin, që natyrisht do të mbahet mend për atë gol të parë për rekord, duke shënuar me pak prekje pas startit të lojës.