Pasi ka mbyllur gjithçka me drejtuesit e Vllaznisë dhe ka marrë leje- kalimin, futbollisti Edon Hasani nuk mund të largohej drejt Iranit për të nisur një aventurë të re por para largimit, ai ka dashur të japë edhe mesazhin e lamtumirës. Duke sqaruar edhe se nuk ka tradhëtuar dhe mashtruar askënd siç mund të jetë komentuar kjo lëvizje e tij. Hasani madje gjen vend për të falenderuar të gjitha ata me të cilët bashkëpunoi.

Ja mesazhi i tij i plotë pak minuta më parë në “instagram”:

“Përshëndetje të gjithëve! Së pari i uroj të gjithëve Gëzuar festat e fundvitit dhe Zoti sjelltë të mira për të gjithë ju. Së dyti dua të sqaroj përfundimisht situatën time. Zyrtarisht do ta vazhdoj karrierën time në Iran tek ekipi Sepahan. Të gjithë janë në dijeni që në fillim sezonit refuzova oferta më të mira për t’i qëndruar pranë Vllaznisë me dëshirën e madhe për ta ndihmuar skuadrën dhe me kompromisin që në rast mundësi jashtë vendit unë e kisha derën e hapur dhe kështu ndodhi. Përfitoi Vllaznia, përfitova edhe unë. Nuk kam lënë në baltë, tradhëtuar e mashtruar askënd. Fakti që disa portale, për të bërë zhurmë më tepër sesa për të pasqyruar lajmin siç është, kanë shkruar çfarë kanë dashur duke e tjetërsuar situatën, nuk do të thotë që është e vërteta absolute. Prandaj i mirëkuptoj tifozët të cilët kanë shkruar komente negative në rrjetet sociale por siguroj që situata asnjëherë nuk ka qënë siç është pasqyruar. Jam i sigurtë që situata tek Vllaznia do të përmirësohet dhe ekipi do të rikthehet tek rezultatet pozitive. Nuk jam larguar nga Vllaznia si shumë të tjerë me deklarata absurde, as me akuza, as me shpifje, por me mirëkuptim dhe me shpresën që më e mira do ndodhi për ecurinë e klubit dhe ecurinë time sportive”.

© shkodrasport.com