Nelson Hysa nuk ka nder mend te ndalet. Po le pas nje tjeter vit te suksesshem, madje me te suksesshmin e karrieres se tij siç e konsideron edhe vete, por kjo nuk e ka kenaqur. Planet dhe ambicjet e tij jane shume te medha edhe per te ardhmen.
Ne keto dite te fundit te ketij viti, boksieri i njohur shkodran ne nje mesazh te leshuar ne faqen e tij shpreh kenaqesine per arritjet e deritanishme, falenderon te gjithe mbeshtetesit e tij, por njekohesisht ben edhe “parashikimet” per me tutje.
“Po vjen fundi i ketij viti, viti me i sukseshem i karrieres time dhe ndihem krenar sepse jam shqiptari i parë i shpallur kampion me peshat e rënda.
Jam në garë me veten për të luftu’ e marr pozicione dhe fitore më të mëdha. Gati për t’i dhënë Shqipërisë atë që nuk kam pasur ndonjëherë! Gjithashtu nuk mund të lë dot pa falenderu’ të gjithë ekipin tim dhe suportin e pafund nga të gjithë dashamirësit e mi.
Gëzuar festat dhe 2024 na prit me më shumë suksese! Shëndet dhe mbarësi! Me respekt, Nelson Hysa”- shkruan boksieri i cili renditet ne vendin e 57-te ne listen me 1422 boksiere nga e mbare Bota./SHKODRA-SPORT.COM/