Wellinton Gustavo Fernandes Avelar ose shkurt “Gigante” është në provë te Vllaznia. Braziliani 24 vjeçar prej dy ditësh është nën urdhërat e Brdaric, teksa me gjasë do nënshkruajë për Vllazninë.

Mesfushori ka një të kaluar në Suedi, ndërsa muajt e fundit ka zhvilluar aktivitetin në Brazil me Nacional.

Teknik, I shpejtë në mendim dhe me një gjuajtje për t’u admiruar, duket se kuqeblutë e kanë në gjirin e tyre “Gjigantin” e radhës.

Largimi i Markut dhe Imerit ka lënë vendin bosh në krijimin e lojës, me shkodranët që kanë siguruar për provë një lojtar që “i qan” goditjet nga jashtë zone.

Braziliani ka udhëtuar me skuadrën drejt Serbise per te zhvilluar fazen pergatitore me ekipin dhe me shume mundesi do te firmose ne ditet ne vazhdim, megjithate “ok”-in perfundimtar do ta jape trajneri Brdariç per te./SHKODRA-SPORT.COM/