U mendua qe do te ishte pjese e Terbunit, por gjerat kane ndryshuar dhe nga sot Arlendo Dodani i eshte bashkuar ekipit te Veleçikut.
Futbollisti 22 vjeçar qe luan si ne mbrojtje ashtu edhe ne mesfushe, do te jete ne dispozicion te trajnerit Lika dhe bashke edhe me grupin tjeter te lojtareve per te arritur objektivin e kesaj skuadre.
Dodani sezonin e kaluar ka qene pjese e Vllaznia U21, ndersa tashme do te jape kontributin e tij tek Veleçiku. Pervoja e fituar sezonin e kaluar duke u stervitur edhe me ekipin e pare te Vllaznise, padyshim qe do t’i sherbeje per mire.
Lojtari shtatelarte pritet te jepe nje element i rendesishem per koplikasit ne sezonin e ri ku ata kane synime ambicioze per t’u ngjitur ne kategorine e pare te futbollit shqiptar.
Veleçiku do ta nise kampionatin duke pritur te dielen ne fushen e tij ekipin e Klosit dhe kuptohet qe synimi eshte per te marre fitoren dhe per ta nisur mbare ate me nje trepikesh./SHKODRA-SPORT.COM/