Futbollisti i Shqipërisë Emanuel Ndoj po realizon një paraqitje fantastike sot në sfidën e javës së tretë Serisë B kundër Leçes.
Mesfushori i Breshas shënoi dopietë në takimin ndaj verdhekuqve duke i dhënë i vetëm deri tani fitoren ekipit të tij.
Fillimisht, ai zhbllokoi sfidën në minutën e nëntë dhe në minutën e 67-të. Te Leçe bën pjesë mbrojtësi i Shqipërisë Kastriot Dermaku, i cili është lënë në stol nga trajneri i tij.
Me paraqitjen e sotme, Ndoj i jep mesazh trajnerit të Shqipërisë Reja për t’u grumbulluar me kombëtaren në muajin nëntor për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve.