Qe prej dites se hene ne stervitje me ekipin e Vllaznise eshte edhe mesfushori kosovari Albin Sadrijaj. 24 vjeçari qe se fundi eshte aktivizuar ne Zvicer me ekipin SC Kriens, ka tentuar te binde stafin teknik kuqeblu por duket se nuk ia ka dale.

Paraqitjet e tij ne seancat stervitore te ketyre diteve nuk kane qene ne lartesine e duhur dhe po ashtu edhe performanca ne 45 minutat e para te miqesores ndaj Burrelit, nuk la gjurme.

Me shume siguri, kjo do te beje qe Sadrijaj te kthehet andej nga ka ardhur. Kjo sepse ditet e fundit me ekipin u bashkua edhe boshnjaku Heriç, nderkohe qe ne prove eshte edhe kosovari tjeter, Mustafa, i cili duket me lart sesa ai.

Vllaznia e ka bere te qarte se kerkon dy mesfushore qendre dhe per momentin Sadrijaj nuk do te zere asnjerin prej ketyre vendeve.

Brdariç dhe stafi i tij kerkojne nje lojtar te nje niveli me te larte dhe per kete arsye do te shohin ndonje piste tjeter te mundshme per perforcim deri me 31 gusht qe eshte edhe afati perfundimtar i mbylljes se merkatos./SHKODRA-SPORT.COM/