Vllaznia mundi 2-1 Dinamon dje në Shkodër, në takimin e 23-të të kampionatit për ta. Ajo që ra në sy ishte një gjetje gjeniale e tifozëve shkodranë, duke treguar kështu më së miri pakënaqësitë e tyre që kanë për arbitrimin, gjatë gjithë këtyre javëve.

Lojtari i 12-të i skuadrës së Brdariç mendon se gjykimi nuk ka qenë në nivelin e duhur këtë sezon, e kështu ata kanë shpalosur një banderolë interesante.

“Mos na detyroni” – shkruhet aty, teksa duke thyer monitorin e VAR janë 2 persona.

Një tjetër mesazh i rëndësishëm është dhënë edhe përmes një banderole tjetër. “Stop luftës” shkruhet krahas flamurit rus dhe ukrainas, ndërsa “Stop VAR” është vendosur krahas Fshf-së dhe Vllaznisë. Në mes të stemave dhe flamujve është dikush që…”gjuan”.