HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMesfushori nga Togo nis stërvitjen me Vllazninë, nesër pritet firma në kontratë

Mesfushori nga Togo nis stërvitjen me Vllazninë, nesër pritet firma në kontratë

Vllaznia eshte shume prane zyrtarizimit te nje tjeter blerje ne merkaton e janarit. Pas Albion Avdijajt, firma e dyte mund te jete ajo e futbollistit nga Togo Elom Nya-Vedji.

Bëhet fjalë për një lojtar tipik krahu, që mund të luajë si në të djathtë, ashtu edhe në të majtë. Ai ka qene se fundi pjese e ekipit Zeta nga Mali i Zi.

Lojtari ka mberritur ne Shkoder dhe madje sot pasdite ka zhvilluar edhe stervitjen e pare me ekipin e kjo shikohet edhe nga fotot e shkrepura nga fotoreporteri Mikel Thepina.

Elom Nya-Vedji eshte 23 vjeç dhe konsiderohet nje element me vlere pasi ka qene edhe pjese e kombetares se vendit te tij, nderkohe qe tek Vllaznia ai do te synoje te tregoje ate se çfare eshte ne gjendje te beje.

Lojtari mund te prezantohet diten e neserme nga ana e klubit shkodran nderkohe qe pas tij, mund te kete edhe ndonje firme tjeter ne kontrate deri me 31 janar kur dhe mbyllet merkatoja./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments