Mesfushori shkodran Abaz Karakaçi mund të ndërrojë skuadër gjatë merkatos së janarit. Ai aktualisht është pjesë e Egnatias së Rrogozhinës, skuadër me të cilën ka bërë paraqitje të mira në gjysmën e parë të kampionatit dhe pikërisht ato, kanë bërë që skuadra të ndryshme të kërkojnë shërbimet e tij për pjesën e mbetur të sezonit.

Karakaçi ka qenë një nga lojtarët kryesorë të Egnatias në 14 javët e para dhe vetëm në një takim nuk është aktivizuar për shkak të një kartoni të kuq. Në ndeshjet e tjera ka qenë titullar, madje ka arritur edhe të shënojë 3 gola.

Mesfushori shkodran ka arritur të luajë edhe në Superiore me Tërbunin, Apoloninë dhe Vllaznisë. Në të Parën ka veshur fanellën e Luftëtarit, Partizanit, Adës, Butrintit, Besëlidhjes dhe Kastriotit.

Tashmë duhet pritur të shohim se me cilën skuadër do ta vazhdojë karierën e tij, teksa një opsion shtë edhe Kastrioti i Krujës, skuadër me të cilën ka luajtur edhe më parë.
© shkodrasport.com