Pas nje sezoni te pare te mire me Besen, mesfushori shkodran Alsid Tafili ka vendosur te rinovoje kontraten me kete ekip edhe per sezonin e ri. Ai eshte bindur nga projekti i drejtuesve dhe shpreson qe kete here kavajasit te jene pretendente per t’u ngjitur ne Superlige.

Alsid Tafili ka firmosur kontratën e re me Besën në Kategorinë e Parë. Mesfushori 33 vjeçar do vijojë të jetë pjesë e kavajasve edhe për një vit, duke rënë dakord me presidentin Bizhdili. Shkodrani ka qenë pjesë kyçe e Besës sezonin e shkuar.

Ai madje ka mbajtur edhe shiritin e kapiteni te kesaj skuadre, duke treguar nje nivel te pelqyeshem loje per gjate gjithe sezonit dhe jo me kot, drejtuesit kane kerkuar me insistim ta mbajne ne skuader.

I dalë nga moshat e Vlllaznisë, Tafili ka një eksperiencë të gjatë në elitë duke qenë pjesë e shkodranëve, Teutës, Laçit dhe Partizanit. Mesfushori ka luajtur në Greqi me Panachikai, teksa ka zhvilluar karrierën edhe në Kosovë me Lirinë.