Mesfushori shkodran i Laçit Ansi Nika ka mbyllur sot kapitullin me ekipin kurbinas. 27-vjeçari ka bërë komunikimin për herë të fundit me klubin në llogarinë e tij në “Instagram” ku falenderon përkrahjen e tifozëve dhe i uron sukses në kupat e Europës Laçit.
“Nga sot nuk do të jem pjesë e Laçit. Faleminderit KF Laçin, faleminderit për mirënjohjen të gjithëve, për përkrahjen dhe mbështetjen.
Kalova një vit e gjysmë plot me emocione të paharrueshme. Ishte nëj vit plot sukses, arritëm kupat e Europës si dhe në finalen e Kupës ,një aventurë e bukur dhe plot me emocione.
I falenderoj të gjithë: presidentin, trajnerët, shokët dhe tifozët. Forca KF Laçi! Suksese!”
Nikaj ka qenë pjesë e ekipeve kryesore të Superligës si Tirana e Kukësi e Vllaznia. Ai pritet së shpejti si futbollist i një ekipi të ri. Me Laçin ai ka zhvilluar 30 takime në një vit e gjysmë duke arritur të prekte dhe Europa LEAGUE.